Policia ka vënë në pranga katër persona si rezultat i një operacioni antidrogë. Të arrestuarit janë identifikuar si Ergis Noka, Drin Vjerdha, Kristofor Pandelejmoni dhe Mario Çerra.
Sipas burimeve, një prej të arrestuarve, Ergis Noka, është djali i Naim Nokës, pronarit të portalit Publik.al. Hetimet vijojnë për të zbardhur rrjetin e trafikut dhe për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Policia ka sekuestruar prova materiale dhe po punon për zbardhjen e plotë të aktivitetit kriminal.