Pas dy vitesh hetime, policia italiane ka bërë të mundur goditjen e një rrjeti të trafikut të drogës që bëhej midis trafikantëve shqiptarë dhe atyre Italian.
Në prangat e policisë kanë rënë 41 persona 30 prej të cilëve janë lënë në masën e arrestit me burg, ndërsa ndaj 11 të tjerëve Gjykata vendosi masën ‘arrest shtëpie’.
Nga ky operacion raportohet se janë goditur dy grupe kriminale, mes tyre edhe shqiptarë, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur.
Aksioni që bëri të mundur arrestimin e tyre ishte koduar si “mesazh i shkurtër ” dhe u zhvillua në Pulia, Leçe, Brindisi dhe në disa zona të Barit.