Pak orë pas ngjarjes së rëndë të shënuar në Torino të Italisë, burri i “Medea”-s shqiptare Elida Zero, Dante Scrivano, ka dëshmuar rreth 10 orë lidhur me ngjarjen e rëndë.
Ai foli gjerësisht për raportin me ish-bashkëshorten shqiptare dhe me djalin e tyre. Sipas mediave italiane, ai është shprehur se në momentin e ngjarjes së rëndë nuk ndodhej në banesë por poshtë për të blerë cigare.
“Nuk i kishim punët mirë. Ajo më thoshte shpeshherë “Do vritem e do vras edhe djalin tonë, kështu nuk do na kesh më nëpër këmbë”, ka rrëfyer ndër të tjera italiani.
“Një jetë e trazuar që e kishte shtyrë atë të jetonte edhe në Francë së bashku me fëmijën, në përpjekje për të kërkuar azil politik”, shkruan “La Stampa” për shqiptaren. Italiani ka rrëfyer se shqiptarja i kishte rrëfyer se do të kryente ndonjë çmenduri, pasi e akuzonte se ai e tradhëtonte.
Mjekët kanë bërë me dije se gjendja e e të miturit është ende e rëndë. Pas goditjeve të njëpasnjëshme me thikë, ai është operuar në mushkri, mëlçi dhe shpretkë. (XH.A/SHUPLAKA)
(Pallati ku banonte shqiptarja)
Discussion about this post