Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurimit arrest ne burg për 52 vjeçarin Jakup Shahu, i dyshuar për veprën penale vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare e mbetur në tentativë, në dëm te bashkëshortes Edlira Shahu.
Gjatë zhvillimit të seancës 52 vjeçari ka shprehur pendesë, “nuk doja ta qëlloja, por u nxeha, e qëllova në debat e sipër”.
Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë në kryeqytet orët e para të mëngjesit në banesën e çiftit.
Organi i akuzës ka relatuar para gjykatës së Edlira Shahu është në gjendje të rëndë si pasojë e 3 goditjeve me thikë që ka marrë, njërën plagë e ka në qafë.
52 vjeçari ka qenë i dënuar edhe me herët për vrasje.