Ka nisur procedimi penal dhe shpallja në kërkim ndaj shtetasit me iniciale L. K 34 vjeç, banues në fshatin Rëmenj të Pogradecit.
Shkak për procedimin penal është bërë dhuna me tub metalik dhe kanosja me armë tip pistoletë i shtetasit D. M. 22 vjeç, banues në fshati Buçimas të Pogradecit.
Grupi hetimor ka nisur punën për kapjen e autorit të dyshuar.
Detaje të Policisë së Pogradecit:
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, filluan procedimin penal si edhe bënë shpalljen në kërkim të shtetasit :
L.K, 34 vjeç, banues në fshatin Rëmenj -Pogradec.
Procedimi ndaj tij filloi pasi, më datë 04.02.2017, dyshohet se ky shtetas në fshatin Buçimas, ka goditur me një tubo metalike në shpatull si dhe ka kanosur me armë (pistoletë) për motive të dobëta shtetasin D.M, 22 vjeç, banues në fshatin Buçimas.
Nga ana e Policisë, po punohet për kapjen e autorit të dyshuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprat penale : “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Kanosja” parashikuar nga nenet 89 dhe 84 të Kodit Penal.
(XH.A/SHUPLAKA)