Në Elbasan është plagosur me thikë një 15-vjeçar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në ambientet e jashtme të një lokali ku një 16-vjeçar ka qëlluar dy herë me thikë mbi trupin e 15-vjeçarit. Mësohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta pas një konflikti të çastit.
Specialistët për Krimet e Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan bënë referimin e materialeve në Prokurori dhe po punojnë intensivisht për kapjen e shtetasit I.K., 16 vjeç banues në Elbasan.
DETAJE:
Ky shtetas, në Lagjen “Visarion Xhuvani” në ambientet e jashtme të një lokali, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta dyshohet të ketë qëlluar dy herë me thikë shtetasin S.P., 15 vjeç banues në Elbasan.
Shtetasi S.P. ndodhet në Spitalin Kirurgjik Elbasan, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga nenet 76, 22, 88 dhe 279 të Kodit Penal. (J.V/Shuplaka)