17:28 | 12/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Goditi komisionerin e PS, gruan e tij dhe një votuese, arrestohet simpatizanti i PD në Pogradec

13:40 | 11/05/2025
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Goditi komisionerin e PS, gruan e tij dhe një votuese, arrestohet simpatizanti i PD në Pogradec

Policia në Pogradec ka arrestuar simpatizantin e Partisë Demokratike, Luan Tollozhina, pas disa incidenteve ku ai u bë protagonist në një qendër votimit, duke dhunuar komisionerin e Partisë Socialiste.

Personi i arrestuar u denoncua edhe nga bashkëshortja e komisionerit të majtë, e cila pretendon se ajo dhe i biri janë dhunuar prej Tollozhinës në ambientet e jashtme të QV-së.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më parë, Strukturat e Posaçme për Hetimin e Krimeve Zgjedhore në DVP Korçë, në drejtimin e Prokurorisë së Korçë, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve ne zgjedhje” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 329/2 dhe 237 K penal, ndaj shtetasin L. T, 63 vjeç, banues në Pogradec. Arrestimi i tij u bë, pasi më datën 11.05.2025, rreth orës 10.30, ky shtetas ka hyre në QV Nr.3901 në Pogradec, dhe ka goditur duke i shkaktuar dëmtime fizike, shtetasin E.G 52 vjeç (me detyrë anëtar komisioni i forcës politike Partia Socialiste e Shqipërisë) në këtë qendër votimi”, njofton policia.

Sipas policisë, Tollozhina e ka goditur komisionerin e PS për shkak se kryetarja e komisionit të kësaj qendre votimi, e bija e 63-vjeçarit, “ka pasur një debat me anëtarin e komisionit shtetasin E. G., në lidhje me votimin e personave me aftësi ndryshe, të moshuar etj, që të votojnë ose jo me shoqërues”.

Luan Tollozhina u akuzua për dhunë edhe nga një e moshuar. Ish-mësuesja në pension Monda Turshinka ka denoncuar në media se personi në fjalë e ka sharë, ofenduar dhe e ka kapur prej fyti.

Turshinka tha se nuk po bënte asgjë jashtë qendrës së votimit dhe pasi kishte sjellë bashkëshortin për të votuar, i kishte ndodhur ky incident.

Tollozhina për momentin është i shoqëruar në komisariatin e Pogradecit, ndërsa materiale i kaluan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

Pas

Përplasja e Nokës me qytetarët në qendrën e votimit në Vorë, Celibashi: Partitë që kanë ankesa të na drejtohen ne

Para

Zgjedhjet/ Rama thirrje qytetarëve: Dilni dhe votoni, është detyrë qytetare dhe patriotike

Para
Zgjedhjet/ Rama thirrje qytetarëve: Dilni dhe votoni, është detyrë qytetare dhe patriotike

Zgjedhjet/ Rama thirrje qytetarëve: Dilni dhe votoni, është detyrë qytetare dhe patriotike

 



Të Fundit

Numërohen 109 nga 139 kuti në Kukës/ PD në avantazh ndaj PS, siguron 2 mandate, socialistët 1

Numërohen 184 nga 275 kuti në qarkun e Beratit/ PS siguron 5 mandate, ja sa merr Partia Demokratike

Numërohen 261 nga 422 kuti në Korçë/ Kryeson Partia Socialiste me 6 mandate, ja sa merr PD

Numërohen 107/222 kuti në Dibër, PS thellon diferencën me mbi 5 mijë vota ndaj opozitës

Numërohen 151 nga 198 kuti në Gjirokastër/ Sa mandate sigurojnë PS dhe PD

Numërohen 237/405 kuti në Shkodër, PD kryeson me 5 mandate, PS merr 4, PSD 2

Garë e fortë në Lezhë, si bëhet ndarja e mandateve

Numërimi në Vaun e Dejës drejt fundit, as PD dhe as PS nuk shpallen forcë e parë

Vlorë: PS kryeson bindshëm, ndarja e mandateve deri tani

Numërohen 233/587 kuti në Fier! PS kryeson me mbi 22 mijë vota më shumë, forcon mandatin mandatin e 12-të

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.