21:24 | 14/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Goditi me grusht deputetin Bedri Hoxha, policia nis procedimin penal ndaj punonjësit të bashkisë

18:42 | 09/07/2017
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Basha takim me bazën e partisë në Burrel, dhunohet deputeti demokrat para nisjes së takimit (EMRI)

Policia ka dhënë versionin e saj lidhur me incidentin që ka ndodhur gjatë takimit që Lulzim Basha pati me demokratët në Burrel, ku u dhunua deputeti Bedri Hoxha.

Autori i incidentit, Demir Çupi, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Matit, ku ka dhënë dëshminë e tij për ngjarjen. Ndaj tij bardhëeblutë kanë nisur procedimin penal, por është lënë ën gjendje të lirë.

Kujtojmë se deputeti është goditur me grushte nga punonjësi i bashkisë Demir Cupi, para pallatit të Kulturës në Mat, vetëm një ditë më parë, rreth 20 minuta para nisjes së takimit të Bashës me demokratët në kuadër të zgjedhjeve për kryetarin.

Hoxha është deputet i PD-së deri në shtator, pasi Basha nuk e përfshiu në listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 qershorit.

DETAJET E POLICISË

Burrel.

Më datë 09.07.2017 është paraqitur në Komisariatin e Policisë Mat dhe ka bërë kallzim shtetasi B.H, 49 vjeç,  banues në Klos,  ku ka deklaruar se rreth orës 13.10, të ditës së sotme, para hyrjes së Pallatit të Kulturës Burrel, për motive të dobëta e ka goditur me  grusht shtetasi D.Ç,  duke i shkaktuar  plagë të lehta.

Menjëherë shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Mat kanë bërë shoqërimin e shtetasit D.Ç, në ambjentet e Policisë.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin :

D.Ç, 59 vjeç, banues në Burrel, për veprën penale  “Dëmtime të tjera me dashje’’, parashikuar nga neni 90 i Kodit Penal.

Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë së Rethit Gjyqësor Mat  për veprime të mëtejshme. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: Bedri hoxhaDemir Cupipolicia
Pas

“Basha nuk më telefonoi, por nuk mund ta akuzoj se ka nxitur ngjarjen” rrëfehet deputeti i dhunuar Bedri Hoxha

Para

Rama në Stamboll, takim 90 minutësh me presidentin Erdogan (VIDEO)

Para
Rama në Stamboll, takim 90 minutësh me presidentin Erdogan (VIDEO)

Rama në Stamboll, takim 90 minutësh me presidentin Erdogan (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në parlament 30 deputetë të PS! ‘Ylli’ i kësaj fushate është famozja Sara Mile

Berisha: Këto ishin zgjedhjet më të plaçkitura në 33 vite! Rama i bleu hapur votat me vendimet e tij

Zgjedhjet e 11 majit, Noka: Administrata nuk funksionon në shërbim të qytetarëve por qeverisë! Janë dhënë mijëra euro që demokratët mos të votojnë

Zgjedhjet e 11 majit, nis mbledhja e drejtuesve te qarqeve: Zgjedhjet u vodhen nga Rama

Rama: Për 30 ditë shqiptarët dëgjuan, vlerësuan, gjykuan dhe në 11 maj, ata vendosën të na besojnë ne PS mandatin e katërt

Votat e Greqisë, PD çon në Kolegjin Zgjedhor çështjen

Vota e diasporës! Kryeson Partia Socialiste, ja votat për secilin qark

Komisionerja Kos uron Ramën: Momenti për zgjerimin e BE është real

Berisha thërret në mbledhje të jashtëzakonshme drejtuesit politik të PD

Presidenti i Brazilit ‘këshillon’ Putinin, Lula: Shko në Stamboll dhe negocio përfundimin e luftës në Ukrainë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.