Një 38-vjeçar ka rënë në pranga, pasi akuzohet se kanosi me armë zjarri dhe dhunoi për motive të dobëta një 43-vjeçar. Kjo ngjarje ndodhi dje në rrugën “5 Maji”. I arrestuari është Edmond Orgji.
DETAJE:
Kanos me armë zjarri dhe godet me grusht në banesë për motive të dobëta 43 vjeçarin.
Arrestohet nga shërbimet e policisë të D.V.P. Tiranë.
Shërbimet e policisë të komisariatit nr.4, pranë D.V.P. Tiranë, arrestuan shtetasin:
– Edmond Orgji, 38 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas më datë 13.10.2017, në rrugën “5 Maji”, për motive të dobëta ka kanosur me armë zjarri të llojit pistoletë dhe ka goditur me grusht, në banesë, shtetasin, Gj.H., 43 vjeç.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale :
– një gëzhojë me mbishkrimin “Ppu 25 Auto”.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Kanosje”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”, parashikuar nga nenet 84, 89, 278 dhe 274 të Kodit Penal. (J.V/Shuplaka)