Emrin mbase shumë kush nuk ia mban mend por gazetari që gjuajti me këpucë as më pak e as më shumë, por presidentin asokohe të Shteteve të Bashkuara, George W. Bush, veprim për të cilin u dënua me 3 vjet heqje lirie, gazetari Al-Zaidi garon tashmë për t’u bërë deputet në Parlamentin irakian, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të zhvillohen më 12 maj.
Megjithatë ai nuk e kreu të plotë dënimin, e pasi kaloi vetëm 9 muaj prapa hekurave, kur doli shpjegoi se ai reagim ishte si hakmarrje në emër të popullit të tij.
Ai ishte një gazetar si shumë të tjerë në detyrën fisnike të raportimit në Irak. Por, ndryshe nga të tjerët, ai u bë i famshëm për një gjestin e guximshëm të gjuajtjes me këpucë të ish-presidentit të SHBA-së, në shenjë revolte për ndërhyrjen ushtarake në Irak kreut të asaj kohe të Shtëpisë së Bardhë. (B.H/Faxweb)