Një 44-vjeçar është arrestuar nga policia në Vlorë, pasi ka goditur me mjet prerës një 19-vjeçar ditën e djeshme.
Sipas informacioneve nga policia, mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Kotë, gjatë një konflikt mes tyre.
Sakaq, 19-vjeçari me iniciale I. A., po merr mjekim në Spitalin e Traumës, ndërsa 44 vjeçari me iniciale L. Xh., është dërguar në polici.
“Komisariati i Policisë Vlorë arrestoi shtetasin L. Xh., 44 vjeç, banues në fshatin Kotë, pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme, në fshatin Kotë, gjatë një konflikti, ka goditur me mjet prerës shtetasin I. A., 19 vjeç, i cili po merr mjekim në Spitalin e Traumës”, njofton policia.