Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Bulqizë, ku një 37-vjeçar ka plagosur një person me mjete të forta në kokë.
Pas sherrit mësohet se 37-vjeçari Ulvi Cami, banues në Gjoricë të Bulqizës, është arrestuar nga policia në Bulqizë.
Ndërkohë mësohet se që i plagosuri ndodhet i shtruar në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë u arrestua në flagrancë shtetasi : Ulvi Cami, 37 vjeç, banues në Gjoricë-Bulqizë
Arrestimi i tij u bë pasi me datë 10.09.2017, rreth orës 17.30, në fshatin Gjoricë, Bulqizë, për motive të dobëta shtetasi i lartëpërmendur ka goditur me mjete të forta në kokë shtetasin L.Xh, 49 vjeç, banues në Gjoricë,” shkruhet në njoftim.
I dëmtuari ndodhet në spitalin e Bulqizës jashtë rrezikut për jetën. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”, parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal.”, shuhet në njoftimine policisë. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post