Një 55-vjeçar është arrestuar nga ana e Policisë së Fierit. Kjo pasi ka goditur për shkak të detyrës punonjësin e Policisë Bashkiake si dhe ka kundërshtuar punonjësit e policisë së rendit publik, arrestohet në flagrancë nga policia. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:
-Kujtim Murati, 55 vjeç, banues në Patos. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në lagjen “Naftëtari“, Patos, në ambientet e Bashkisë, ka goditur punonjësin e Policisë Bashkiake Patos, si dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Stacionit të Policisë Patos duke i kundërshtuar ata.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Goditje për shkak të detyrës” parashikuar nga Nenet 236 dhe 237 të Kodit Penal.
(E.K/SHUPLAKA)