Roland Bushi, shqiptari që goditi me thikë një grua moldave dy ditë më parë në Chietti të Italisë, ka dalë sot përpara gjyqtarit të procedurës paraprake, Luca De Ninis, që ka vërtetuar arrestimin e 27-vjeçarit.
Sipas Policisë shqiptari dhe shtetasja moldave ishin njohur në rrjete sociale dhe kishin krijuar lidhje së bashku.
Bushi, i marrë në pyetje në hetuesi tha se e ka goditur moldaven me mjet prerës për shkak se ndihej xheloz për të.
Gruaja ka pësuar 11 çarje në bark dhe është akoma e shtruar në Spitalin e Chiettit. Ngjarja ka ndodhur në Francavilla al Mare.
Discussion about this post