06:13 | 16/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Goditja e dytë brenda 2 ditëve/ 40 persona të plagosur nga një sulm me dron në Izrael, Hezbollahu merr përgjegjësinë

22:00 | 13/10/2024
në Bota, Te Fundit, Te Gjitha
0
Goditja e dytë brenda 2 ditëve/ 40 persona të plagosur nga një sulm me dron në Izrael, Hezbollahu merr përgjegjësinë

Shërbimet izraelite të shpëtimit thanë se rreth 40 persona u plagosën të dielën si pasojë e një sulmi me dronë në qytetin qendror të Binyamina-s. Tre prej të plagosurve paraqiten në gjendje kritike për jetën. Grupi militant Hezbollah me bazë në Liban mori përgjegjësinë për një nga sulmet me më shumë pasoja ndaj Izraelit, në një vit lufte.

Mediat izraelite njoftuan se dy dronë ishin lëshuar nga Libani dhe ushtria njoftoi se një prej tyre ishte interceptuar. Mbetet e paqartë nëse mes plagosurve ka pjesëtarë të ushtrisë apo civilë dhe se çfarë është goditur konkretisht.

Hezbollahu tha në një deklaratë se kishte vënë në shënjestër një kamp ushtarak izraelit që përdoret për stërvitje në shenjë hakmarrje për dy sulme izraelite ndaj Bejrutit të enjten, që shkaktuan vdekjen e 22 personave.

Kjo ishte hera e dytë, brenda dy ditësh që një dron godet brenda Izraelit. Të shtunën, gjatë festës së Yom Kippurit, një dron goditi në periferi të Tel Avivit, duke shkaktuar dëme materiale, por jo të vrarë apo të plagosur.

Sulmi i fundit vjen në të njëjtën ditë kur Shtetet e Bashkuara njoftuan se do të dërgojnë një sistem të avancuar të mbrojtjes ajrore në Izrael për të ndihmuar në forcimin e mbrojtjes kundër raketave.

Izraeli tashmë është në luftë me Hamasin në Gazë dhe me Hezbollahun në Liban – të dy këto grupe militante të mbështetura nga Irani.

Shteti hebre pritet të godasë Iranin si një akt hakmarrjeje ndaj një sulmi me raketa balistike në fillim të këtij muaji, por mbetet e paqartë se kur mund të ndodhë një gjë e tillë. Irani ka thënë se do t’i përgjigjet çdo sulmi izraelit./VOA

Pas

Kasaphanë në rrugët e Levanit/ Makinat i morën përpara 40 krerë bagëti, çobani: Po parakalonin njëra-tjetrën, dëmi shkon rreth 10 milion lekë

Para

U deshën gjashtë ambulanca për t’i transportuar/ Një familje e tërë dërgohet me urgjencë në spital

Para
U deshën gjashtë ambulanca për t’i transportuar/ Një familje e tërë dërgohet me urgjencë në spital

U deshën gjashtë ambulanca për t’i transportuar/ Një familje e tërë dërgohet me urgjencë në spital

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vrasje misterioze në Athinë, profesori amerikan ekzekutohet një ditë pasi mori pjesë në një seancë gjyqësore për kujdestarinë e fëmijëve

BE dështon përballë Rusisë, Kallas: Jam e trishtuar që nuk ramë dakord për sanksionet

Cërrik/ Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 55-vjeçarin menjëherë pas sinjalizimit

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton të rrisë mbështetjen për Rusinë

Kosovë/ Qeveria kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ: I pabazuar ligjërisht

Ministri gjerman: BE do të miratojë paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Ukraina sulmon me dronë territorin rus, raportohet për të paktën 18 të plagosur

Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë dhjetëra gra dhe fëmijë

Dyshime për trajnim të agjentëve moldavë nga rusët në Bosnjë, nisin hetimet

Donald Trump: Ukrainë apo Rusi? Unë nuk jam në anën e askujt

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.