Lidhur me goditjen në krye të detyrës që ju bë dje mjekut të urgjencën pranë Spitalin Rajonal Durrës, ka reaguar dhe Drejtoresha e këtij institucioni, Nadire Kërtusha.
Nëpërmjet një statusi në fb, Kërtusha shprehet se: ” Megjithe masat e mara per te mos lejuar familjare qe nuk duhen te jene ne dhomat e pacienteve gjate vizitave dhe trajtimit te tyre, akoma ka raste qe nuk duan te ndjekin regulla dhe detyrimet qe nxjer çdo institucion shendetsor per mbarevajtjen e punes se tyre !
Rasti i fundit i dhunes ushtruar nga 2 persona te alkolizuar, qe nuk ju binden as rojeve private, ushtruar ndaj personelit mjeksor qe ishin ne krye te detyres, tregon qe akoma ka njerez te papergjegjshem !
Personeli mjeksor eshte gjithmone ne sherbim te jetes se qytetareve !
Detyra e tyre eshte sa e veshtire aq dhe humane.
Jane ata mjeke qe luftojne me vdekjen per te shpetuar jete !
Jane keta mjeke qe mbajne telefonin gjithmone hapur dhe gjate nates, dhe pa u menduar 2 here vishen dhe u sherbejne sa here ju keni nevoje !!
A e mendon njeri, sa here jeni ndodhur ne veshtiresi dhe keni trokitur tek mjeku per ndihme ?
A e mendoni sa here jane rrezikuar jetet e prinderve, familjareve tuaj, dhe jane keto mjek qe ju kane shpetuar jeten ?!
Jane ata qe japin jete dhe nuk eshte aspak njerezore te ushtrohet dhune ndaj tyre. Dhuna ndaj tyre eshte e papranueshme per secilin !
Ndaj njerezve qe bejne akte te tilla te paprecedence duhet te veproj pa meshire ligji !”
Kujtojmë se mjeku që u dhunua ishte Gerald Kola, i cili ka marrë disa plagë në fytyrë ku sipas burimeve është dhunuar duke e goditur me tullë në fytyrë nga dy persona të cilët dyshohet se kanë qenë në gjendje të dehur.(lexo këtu)
(E.K/FAXWEB.AL)