09:13 | 22/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Goditja e paligjshmërisë, arrestohen 5 persona në Elbasan (EMRAT)

10:36 | 28/03/2018
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Goditja e paligjshmërisë, arrestohen 5 persona në Elbasan (EMRAT)

Policia në Elbasan ka arrestuar 5 persona dhe ka dokumentuar me prova ligjore një sërë vjedhjesh të ndodhura, ndërkohë që dy të tjerë janë arrestuar për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit, në Komisariatin e Policisë Elbasan bënë ndalimin e shtetasit në kërkim:

Oltion Beshiri, 36 vjeç, banues në Elbasan.

Ndalimi i tij, u bë pasi më datë 26.03.2018 në Lagjen “Dyli Haxhire” ka tentuar të vjedhë në banesën e shtetasit Ll.G.

Gjatë hetimeve është bërë dokumentimi dhe zbulimi i tre ngjarjeve të tjera, ku shtetasi i lartpërmendur dyshohet të jetë autor i këtyre vjedhjeve dhe  konkretisht:

Më datë 13.03.2018 gjatë natës, në Lagjen “11 Nëntori”  Elbasan , dyshohet të ketë vjedhur me thyerje dyqanin ushqimor të shtetases A.H.

Më datë 17.03.2018,  gjatë natës, në Lagjen “Dyli Haxhire” Elbasan, dyshohet të ketë vjedhur me thyerje magazinën e shtetasit L.Z.

Më datë 23.03.2018 gjatë natës, në Lagjen “Syrja Dylgjeri” Elbasan, dyshohet të ketë vjedhur me thyerje lokalin “Bar Kafe” të shtetasit A.H.

Gjithashtu, po nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit, në Komisariatin e Policisë Elbasan, u bë arrestimi  në flagrancë i shtetasve:

Irini K, 62 vjeçe,  banuese në Korçë

Marjus Hoxhalli, 30 vjeç banues në Korçë.

Arrestimi i tyre, u bë pasi  në Lagjen “5 Maji”, në bashkëpunim me njëri – tjetrin janë kapur duke vjedhur në një supermarket në pronësi të shtetasit S.D., banues në Elbasan.

Sendet e vjedhura u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Po në  vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Elbasan bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

Gentian Sh, 38 vjeç banues në fshatin Qyrkan Cërrik

Sidorel M, 25 vjeç banues në fshatin Lumas Cërrik.

Arrestimi i tyre, u bë pasi në aksin rrugor Cërrik – Mollas, janë kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë rrugore duke drejtuar motoçikletat pa targa dhe pa Leje Drejtimi.

Materialet në ngarkim të shtetasve të arrestuar dhe ndaluar  i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme. (B.H/Faxweb)

Pas

“Rai 3” investigim për mbetjet, Shqipëria dhe inceneratorët

Para

Vokshi dhe Kumbaro përplasen në Komision: A e ka bërë vëllai juaj projektin?! Jip dorëheqjen

Para
Vokshi dhe Kumbaro përplasen në Komision: A e ka bërë vëllai juaj projektin?! Jip dorëheqjen

Vokshi dhe Kumbaro përplasen në Komision: A e ka bërë vëllai juaj projektin?! Jip dorëheqjen

Discussion about this post

 



Të Fundit

Në Kosovë kërkohen për masakrën në Mejë, në Serbi janë figura publike edhe pse me fletë-arrest ndërkombëtar

Forcat RENEA “zbresin” sërish në Sarandë, kontrolle intensive gjatë natës

Mungesa e reshjeve vë në vështirësi KESH, humbje 21 mln euro në tremujorin e parë 2025

Aksident i rëndë në Shkodër: Mjeti del nga rruga dhe përplaset me një biznes, katër të lënduar

Shqiptarët punojnë shumë dhe fitojnë pak: Nga fundi i Europës për vlerën ekonomike të punës

Horoskopi për ditën e sotme, 22 korrik 2025

Administrata Trump publikon dosjet mbi vrasjen e Martin Luther King

Mbi 1,260 të vdekur në Sirinë jugore në përleshjet midis druzëve dhe beduinëve

Trump e quan Adam Schiff një ‘mashtrues’, bën thirrje që ai të sillet para drejtësisë

Shpërthimi në Sarandë, ja kujt personi në kërkim iu vendos lënda plasëse

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.