Milot Rashica, ia ka siguruar fitoren Werder Bremenit në Bundesligën gjermane kundër Entracht Frankfurtit.
Sulmuesi që aktivizohet në përfaqësuesen e Kosovës, shënoi sot një supergol ndaj Frankfurt nga goditja e lirë.
Në minutën e 6-të shtesë, gjyqtari kryesor akordon një goditje dënimi në favor të skuadrës së Rashicës dhe është pikërisht ky i fundit që merr përsipër ekzekutimin e saj duke godituar në cepin e djathtë të portës, duke mos i dhënë asnjë mundësi portierit kundërshtarë.