Vendimin e Holandës për ti kërkuar Parlamentit rikthimin e vizave Basha e konsideron si të paprecedentë. Në emisionin “Tempora”, Basha u shpreh se kjo nuk ka ndodhur në botë, gjithashtu ai ka përmendur se ky hap është një akt mosbesimi ndaj qeverisë aktuale. Duke qënë kështu një goditje e rëndë për vendin dhe qytetarët.
“Është e paprecedentë. Nuk ka ndodhur diçka e tillë në botë. Një shtet i cili kërkon rikthimin e vizave do të votojë për hapjen e negociatave? Absolutisht që jo! As Holanda dhe as shtetet e tjera. Kjo është parathënie e keqe. Nëse nuk ka ndryshim të thellë Shqipërisë prapë nuk do ti hapen negociatat.
Është një goditje e rëndë për vendin, goditje e rëndë për qytetarët, të cilët do të paguajnë faturën e paktit të Ramës më krimin e organizuar. Nuk është akt racizmi por akt i pastër mosbesimi ndaj qeverisë aktuale, sepse prej më shumë se 3 vitesh policia holandeze dhe autoritetet kanë konstatuar një rritje jo thjeshtë të rritjes së numrit të krimeve të kryera nga rrjetet shqiptare kriminale, me bazë në Shqipëri, por edhe rritje të influencës financiare dhe organizative.” është shprehur Basha.