Cristiano Ronaldo ende është duke e pritur golin e tij të parë me Juventusin.
Portugezi nuk arriti të shënojë gol në ndeshjet kundër Chievos dhe Lazios edhe pse kishte disa tentativa për në portën e kundërshtarëve mirëpo pa sukses.
Dje në ndeshjen kundër Lazios, të cilën e fitoi Juventusi me rezultat të pastër 2-0, Cristiano Ronaldo gjatë pjesës së parë ka tentuar që të shënoj me dorë.
Pas një harkimi të Bernardeschit, Ronaldo në fakt e preki topin me dorë por nuk u vërejt nga gjyqtari.
Kundërshtar i radhës për Juventusi është Parma, ku përsëri ish-lojtari i Real Madridit do të mundohet ta gjejë golin e parë me “Zonjën e Vjetër”.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=24&v=7EXyIq9sWLg