Një gol në fund është gjithmonë më i bukur se çdo gjë tjetër, sidomos nëse vjen në minutën e 99-të dhe teksa tifozët kishin humbur shpresën. Protagonisti është Felipe Melo që në sfidën Palmeiras-Chapechoenese, do të shënonte atë rrjetë që i jep 3 pikët ekipit të tij dhe që e bën të shpresojë ende, edhe pse fitorja e goleadorit të kampionatit, Gabigol (Flamengo triumfoi në Fortaleza me golin e Reiner) ka bërë që diferenca prej 8 pikësh të jetë e madhe.
Discussion about this post