Shënimi i një goli? Nuk është problem për Mario Balotelin, madje edhe një gol jo të zakonshëm, me të dyja këmbët shtyn topin në rrjetë.
Ai ka shënuar një gol të bukur në ndeshjen mes Marseille dhe Nice, që përfundoi me fitoren e Marseille 2-1. Mario Balotelli thuajse çdo javë dhuron nga një gol spektakolar në kampionatin francez dhe këtë radhë ai ka realizuar një gol unik në lloj e tij.
Sulmuesi italian shënoi në minutën e 50′-të duke bërë diçka që ndoshta nuk e kemi parë ta realizojë më parë ndonjë lojtar, gjuajtjen e topit me të dyja këmbët njëkohësisht. (E.K/SHUPLAKA)
https://www.youtube.com/watch?v=u1nl4MdT6aI