Një ndeshje emocionuese ka qenë ajo mes Realit dhe Barcelonës në në fushën e kësaj të fundit. Reali i Madridit ka fituar në fund me rezultatin 1-3 duke bërë një hap të sigurt drejt fitimit të Superkupës. Ndeshja e kthimit do të luhet javën e ardhshme.
Në minutën e 50-të Reali kalon në avantazh fal autogoli të mbrojtësit spanjoll, Gerard Pike.
Barcelona ka barazoi shifrat në minutën e 76-të me autor Lionel Mesin, i cili kthehu në gol një 11 metërsh të fituar nga Suarez.
Vetëm 4 minuta ka zgjati festa e Barcelonës, pasi Kristiano Ronaldo kaloi në avantazh përsëri Realin falë një super goli.
Në minutën e 82-të Reali mbeteti me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Ronaldos, 2 minuta pas shënimit të golit.
Ai u hodh në fushë nga trajneri Zidan në minutën e 58-të. Portugezi u ndëshkua me dy kartona të verdhë në harkun e dy minutave.
Reali shënoi edhe golin e tretë me autor spanjollin Asensio i cili në minutën e 90-të nxorri nga repertori një gol fantastik. Duke bërë që fituesi të ishte Reali i Madridit. Na mbetet të presim dhe të shohim ndeshjen e kthimit që do të luhet në ”Santiago Bernabeu”. (B.H/Shuplaka)