Edhe pse ndeshje miqësore, Kombëtarja e Anglisë e ka patur të lehtë përballë Nigerisë. “Tre Luanët” zhvilluan një ndeshje me shumë raste, por rezultati final u mbyll me shifrat 2-1.
Golat për ishullorët u shënuan nga Cahill dhe Kane përkatësisht në minutën e 7’ dhe të 39’. Pjesa e parë u mbyll në këto shifra duke menduar edhe për golin e nderit të kundërshtarit. Nigerianët shkurtuan diferencën e golave në 2-1 me Iëobi në minutën e 47’.
Kështu mbyllet kjo miqësore për anglezët, të cilët po tregojnë se janë gati për kampionatin Botëror në Rusi.