Të jesh tifoz është njëra anë, po të jesh edhe tifoz edhe President është akoma më keq.
Presidenti i Juventus, Andrea Agnelli nuk i mbajti dot emocionet në super golin e dytë të Juventusit ndaj Monakos, të realizuar nga Dani Alves.
Agnelli i mahnitur nga goli festoi si i çmendur. Por ky festim për pak sa nuk i kushtoi shumë shtrenjtë “bosit” të bardhezinjve pasi nga euforia e tepërt rrëshqiti nga shkallët dhe ra me fytyrë në ndenjëse, por pa pasoja.
Kujtojmë se Juventusi është finalistja e parë për Ligën e Kampionëve dhe do të presë sot derbin spanjoll mes Realit dhe Atletikos për të mësuar kundërshtarin.
(E.K/SHUPLAKA)