Kampionati spanjoll njihet për lojën e bukur që dhurojnë edhe ekipet e vogla, por këtë javë ka dhuruar edhe golin më të bukur.
Në ndeshjen mes Levantes dhe Real Sociedadit është shënuar një gol spektakolar.
Levante ka kaluar në epërsi ndaj Real Sociedadit në kuadër të La Ligas, me supergolin e shënuar nga mesfushori Chema në minutën e 45-të.
Ky mund të jetë edhe goli më i bukur i kësaj jave në pesë ligat evropiane.
Aktualisht po luhet minuta e 65-të e ndeshjes dhe ky gol vazhdon te jetë vendimtar pasi rezultati është 1-0 për Levanten. (B.H/Shuplaka)