Bredli Loueri, është tifozi më i lumtur në botë. Vogëlushi anglez është një ultras i Sunderlandit dhe vuan nga kanceri.
Ai ishte i ftuar nderi në ndeshjen që skuadra e preferuar e tij luajti ndaj Çelsit. Lojtarët së bashku me tifozët në stadium e nderuan dhe duartrokitën pasi ai shënoi dhe gol.
Një gol i cili është përzgjedhur zyrtarisht më i bukuri në Premier Ligë për muaji dhjetor, në shenjë nderimi për djalin e vogël që po lufton me jetën.
Një gjest shumë pozitiv dhe human nga ana e anglezëve të cilët nuk është hera e parë që i nderojnë dhe gëzojnë zemrat e këtyre tifozëve të vegjël që vuajnë nga sëmundje të ndryshme.