Nuk janë të paktë ata futbolldashës që mendojnë që goli më i bukur në të gjitha kampionatet Botërore, është ai i Diego Armando Maradonës i shënuar ndaj Anglisë.
Bëhet fjalë për golin e shënuar nga argjentinasi duke u nisur nga mesfusha e duke çarë të gjithë mbrojtjen kundërshtare e duke përfunduar topin në rrjetën angleze.
Në fakt nuk është ky goli më i bukur i të gjithë Botërorëve. Ndoshta ju jeni të bindur por një votim që u bë në faqen e FIFA-s, tregon një tjetër gol, si më të preferuarin e sportdashësve, ndër të gjithë Botërorëve
Në një votimin që u bë në faqen e FIFA-s në Facebook kushtuar Botërorit, tifozët zgjodhën aspak çuditërisht golin e meksikanit Manuel Negrete, si më të mirin e të gjitha kohrave, të shënuar në një Kupë Bote.
Në ndeshjen e grupeve mes Meksikës dhe Bullgarisë në qershor 1986, Negrete pas tre pasash në ajër, përmes një gjysmëroveshate arriti ta dërgojë topin në rrjetë, një aksion dhe gjuajtje që për këdo, do të mbeten spektakolare.
Gjysmëroveshata e Negretes mori më shumë vota në Facebook, në votimin që u hap më 31 mars dhe përfundoi në 9 prill të këtij viti.
(E.L/Faxweb)
Discussion about this post