Shpeshherë në fushat e futbollit janë regjistruar incidente fatale mes tifozëve për përplasjet mes tyre apo gëzimin e golave dhe në ligën australiane pati një episod që për pak sa nuk shkaktoi tragjedi.
Futbollisti i skuadrës australiane, Newcastle Jets, Andrew Nabbout shënoi gol në minutën e fundit të pjesës së parë dhe shkoi te tifozët për të festuar bashkë me ta, por ndarja metalike e një pjese të stadiumit u shemb duke rrezikuar jetën e disa personave.
Disa prej tifozëve mbetën poshtë mburojës metalike e të tjerë kërkuan ndihmë, por fatmirësisht u arrit të evitohej tragjedia e një veprimi në dukje pa rëndësi.
Në fund të ndeshjes, Newcastle Jets dhe Perth Glory përfunduan lojën në barazim 2-2. (A.R/SHUPLAKA)