Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar përsëri në lidhje me situatën e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike në vendin tonë.
Berisha ka postuar një foto në “Facebook”, ku shfaqet një gomar i ngarkuar me hashash. “Në Narkorepublikën e Norieges edhe për kafshët e barrës ka punëra të mëdha!”, shkruan Sali Berisha. Mesa duket ish-kryeminsitri ka theksuar edhe një herë se tashmë edhe kafshët po përdoren për trafikimin e lëndëve narkotike.
Duhet të sjellim në vëmendje që opozita nuk po futet në zgjedhjet e 18 qershorit pasi kërkon zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe jo të kanabizuara. Për më shumë se dy muaj demokratët janë duke protestuar në çadër. (J.V/Shuplaka)