Policia e Shtetit ka vënë në pranga autorët e dyshuar të tentativës së trafikimit ndërkombëtar të lëndës narkotike.
Falë punës hetimore intensive e të mirëorganizuar nga një grup i posaçëm hetimor i Drejtorisë Hetimore Qendrore në Policinë e Shtetit, Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë për Krime të Rënda dhe me Drejtoritë Vendore të Policisë Vlorë, Lezhë e Elbasan, u bë e mundur zbardhja e tentativës për trafik ndërkombëtar të një sasie të konsiderueshme lënde narkotike. (Rreth një ton)
Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
- A., 39 vjeç dhe E. Xh., 33 vjeç.
Nga tërësia e hetimeve të kryera nga grupi hetimor dyshohet se këta shtetas janë poseduesit e lëndës narkotike që do trafikohej më datën 22 janar, rast i parandaluar dhe goditur gjatë operacionit të koduar “Vjosa”, të zhvilluar nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me GdF-në
Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij aktiviteti kriminal.