Një aksiòn për kapjen e një mjeti lundrues tip gomone po zhvillohet në Vlorë. Aksioni ka nisur nga Guarda di Financa italiane.
Një gomone me motor të fuqishëm është ndjekur që nga brigjet italiane. Gomonia dyshohet të jetë nisur nga Vlora me drògë, ka zbarkuar drògën në Itali, aty është pikasur nga Guardia di Financa.
Gomonia është pikasur nga GDF, menjëherë janë vënë në ndjekje të mjetit. Janë 7 mjete lundruese të GDF-së që i janë vënë në ndjekje, si dhe dron.
Burime për Fax News bëjnë me dije se mjeti është kapur, por jo drejtuesi. Gomonia është gjetur e braktisur, ndërkohë që tashmë po zhvillohet një aksion për kapjen e ekuipazhit të gomones në tokë.
Vlorë/Informacion paraprak
Shërbimeve Policore Vlorë, në orët e para të mëngjesit të sotëm janë vënë në ndjekie të një mjeti lundures të dyshimtë.
Konkretisht, Policia Kufitare Vlorë në bashkëpunim me shërbimet e DVP Vlorë, Delta Force, Roja Bregdetare Vlorë dhe Guardia di Finanza, që prej orës 07:00 të mëngjesit të sotëm, kanë pikasur një mjet lundures tip gomone, i cili kryente lëvizje të dyshimta në afërsi të ishullit të Sazanit.
Vijon kontrolli i zonës përreth me qëllim konstatimin dhe bllokimin e mjetit lundrues.
Discussion about this post