Një gomone me dy persona në bord ka rrezikuar të nbytej rreth 5 milje larg bregut. Ngjarja ka ndodhur pak para mesnate, kur dy personat kërkuan ndihmë. Forcat Detare nxorrën në operacion anijen e gatshme të Rojes Bregdetare, “Mati”.
Në orën 22:50, anija “Mati” e gjeti mjetin por nuk e tërhiqte dot për shkak të kushteve të këqija të motit. Në orën 00:35, u bë i mundur imbarkimi. Mësohet se gjendja shëndetësore e dy shtetasve është e mirë.
Burime të policisë kanë identifikuar personat si: Bledar Janushaj nga Vlora dhe Atillo Dibello nga Italia. (XH.A/SHUPLAKA)
Discussion about this post