Gjatë muajit janar sitet tona kulturore kanë mirëpritur 21,800 vizitorë.
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja publikoi shifrat në rrjetet sociale. Ministri renditi sitet më të preferuara për t’u vizituar të muajit të kaluar.
I pari për nga vizitueshmëria, renditet Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti”, Krujë:
- Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti”- 4,000 vizitorë
- Parku Arkeologjik Shkodër – 3,836 vizitorë
- Kalaja e Gjirokastrës – 2,882 vizitorë
- Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe” – 2,261 vizitorë
- Muzeu Ikonografik “Onufri” Berat – 1,928 vizitorë
Sitet e trashëgimisë kulturore kanë shënuar rritje të vazhdueshme të vizitueshmërisë. Vitin e kaluar shifra e vizitorëve arriti në 1,3 milionë vizitorë, të huaj e vendas.
Në këto shifra ka ndikuar dhe fakti që shumë prej këtyre objekteve janë restauruar, janë nxjerrë nga zona e riskut apo janë marrë masa për konservimin e rijetësimin e tyre.