20:19 | 22/05/2025

Gonxhja më i votuari në Tiranë: S’ka lidhje me Bashkinë, por përgjegjësia është e madhe

Të marrësh aq shumë vota të bën të ndihesh krenar, por është edhe përgjegjësi më vete. Kështu u shpreh para kamerave ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, i cili në zgjedhjet e 11 Majit mori saktësisht 24,802 vota. Kjo e vendosi në radhë të parë mes deputetëve të listave të hapura.

“Nuk diskutohet që është një barrë shumë e madhe. Është një gëzim, është një krenari, është një kënaqësi kur shikon rezultatin, por nga ana tjetër është automatikisht një përgjegjësi shumë e rëndë, shumë e madhe, që duhet të përkthehet menjëherë në përveshje mëngësh për të punuar”, u shpreh ai.

Por a ia hap ky votëbesim rrugën për të garuar për Bashkinë e Tiranës? Vetë Gonxhja thotë se kjo nuk ka lidhje me Bashkinë e Tiranës.

Ai u shpreh se deputetët e rinj të parlamentit duhet të jenë më solidarë për çdo problematikë dhe punë që lidhet me Bashkinë e Tiranës.

“Është lokomotiva në çdo sens e gjithçkaje në rang vendi sepse është kryeqyteti, metropoli dhe vendi ku jetojnë numri më i madh i banorëve, në kryeqytet”, tha Gonxhja.

Ministri Gonxhja i bëri komentet pas një marrëveshje të nënshkruar për eko-parqet industriale.

“Prekin një nga zonat me hallet dhe problematika siç është zona e Kombinatit. Menjëherë pas zgjedhjeve fillon puna dhe menjëherë fillon marrja e të gjitha përgjegjësive për t’u dhënë mbrapsht qytetarëve atë që ata presin, punë, punë, punë dhe përpjekje për të realizuar një sërë projektesh që janë me shumë rëndësi për qytetarët”

Para
 



Të Fundit