Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja tha sot se Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore nga muaji janar deri në nëntor të këtij viti ka vazhduar kontrollet për standardet e punës sipas legjislacionit në fuqi nga bizneset.
Sipas Gonxhes, “Nga periudha Janar-Nëntor 2024 janë inspektuar 8,878 Subjekte të inspektuara mbi bazë risku; 16,396 Subjekte të reja janë këshilluar për të drejtat dhe detyrimet nga Legjislacioni Punës; 624 Inspektime për shkak Ankese, 25% më shumëkrahasuar me 2023, 76.8% në favor të punëmarrësve”.
Në sajë të këtyre inspektimeve, sipas ministrit të MEKI-t janë kryer “1,256 Pezullime 21% më shumë; 1,620 Paralajmërime 44% më shumë; 179 Gjoba 42% më shumë; 27 % më shumë punëmarrës informalë të identifikuar krahasuar me 2023 dhe 26,404,560 Lekë në muaj të ardhura në buxhet pas deklarimit”.