12:48 | 02/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Gonzato: Shoqëria civile të jetë më e përfshirë në komisionet “Antikorrupsion” dhe “Dezinformimi”

13:39 | 01/11/2024
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gonzato: Shoqëria civile të jetë më e përfshirë në komisionet “Antikorrupsion” dhe “Dezinformimi”

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato deklaroi sot se, shoqëria civile duhet të përfshihet më shumë në procesin e integrimit evropian. Në fjalën e tij në takimin që Kryeparlamentarja Elisa Spiropali zhvilloi në kryesinë e Kuvendit me organizatat e shoqërisë civile, Gonzato u shpreh se, “është e rëndësishme që mekanizmat konsultues që ngrihen të jenë asnjanëse politikisht dhe institucionale, dhe kjo është sidomos e rëndësishme në kontekstin e negociatave për anëtarësim, dhe është një prej kushteve për anëtarësim në BE”.

“Organizatat e Shoqërisë Civile dhe qytetarët duhet të marrin pjesë në mënyrë aktive në procesin e reformave. Kjo nënkupton që duhet t’i jepet hapësira e nevojshme për të kontribuar në mënyrë kuptimplote në diskutime në mënyrë që zëri i qytetarëve të merret parasysh”, tha ai. “Duhet po kështu që të kenë mundësi që të ushtrojnë funksionin e tyre të monitorimit dhe të kontrollit të veprimeve të qeverisë. OSHC-të luajnë një rol për të ofruar ekspertizat sektoriale dhe gjithashtu edhe njohuri për qeverinë gjatë negociatave për anëtarësim”, u shpreh ambasadori i BE.

Bisedimet për anëtarësim, shtoi Gonzato, janë një proces mbarëshoqëror.

“Ky parlament ka ndërmarrë disa angazhime të rëndësishme. Të forcojë llogaridhënien dhe transparencën e Kuvendit, duke siguruar një qasje më të lehtë dhe më në kohë për OSHC-të, për dokumentacionin, përfshi edhe për Personat me Aftësi të Kufizuar dhe ngritjen e një sistemi legjislacioni që mund ta bëjë rritjen e kontributit të OSHC-ve në punën e komisioneve parlamentare, përmirësimi i platformës për kontributin e tyre, duke bërë më miqësore më të aksesueshme. Gjithashtu ka edhe një sërë angazhimesh për të krijuar një mjedis mundësues për OSHC-të dhe për të krijuar një hapësirë qytetare, duke përfshirë edhe përmirësimin e kuadrit rregullator dhe ligjor për OSHC-të”, tha Gonzato.

Ambasadori Gonzato i bëri thirrje parlamentit që të zbatojë angazhimin dhe të përfshijë sa më shumë OSHC-të në punën e vetë në përputhje me standardet e BE-së. “Për shembull, ka një mundësi aktualisht për ta bërë këtë, sa u takon dy komisioneve të posaçme aktuale që merren me çështje shumë të rëndësishme shoqërore, dhe po i referohem Komisionit për Thellimin e Reformave në Sundimin e Ligjit, Mirëqeverisjen dhe Kundër Korrupsionit, si edhe Komisionin Kundër Dezinformimit”, tha ai.

Sa i takon bisedimeve për anëtarësim, Gonzato u shpreh se, “qeveria dhe parlamenti duhet të sigurojnë një nivel më të lartë transparence për të lejuar OSHC-të, por edhe publikun e gjerë që të mund të kontribuojë për debatin në mënyrë më kuptimplotë”.

Pas

Buxheti për arsimin, 62,02 miliardë lekë në 2025

Para

Tre plaçkitje në seri brenda makinave dhe në një dyqan, arrestohet ‘skifteri’ 37-vjeçar! Zbulohen pamjet kur kryen vjedhjet

Para
Tre plaçkitje në seri brenda makinave dhe në një dyqan, arrestohet ‘skifteri’ 37-vjeçar! Zbulohen pamjet kur kryen vjedhjet

Tre plaçkitje në seri brenda makinave dhe në një dyqan, arrestohet ‘skifteri’ 37-vjeçar! Zbulohen pamjet kur kryen vjedhjet

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gaza, 22 të vrarë në sulmet e fundit izraelite, 12 duke pritur ndihmë humanitare

Komisarja e BE-së kërkon qasje në Gaza për të parë realitetin në terren

Aksioni për lirimin e trotuareve në Tiranë, Rama: Jo vetëm ngrehinat e hekurit, po edhe platformat nën to do të zhbëhen

Pas sherrit qëlloi me pushkë drejt shtëpisë së komshiut, arrestohet një 18-vjeçar në Krujë

Delvinë, deputetja e PD Ina Zhupa: Të dëmshpërblehen në mënyrë të plotë dhe të shpejtë banorët e dëmtuar nga zjarret

“The Sun”: Vizitoni plazhet mahnitëse përgjatë Rivierës Shqiptare

Nisin regjistrimet në arsimin profesional, Denaj: Drejtimi bujqësor siguron punësim të sigurt

Rruga e Dukagjinit, Rama: Kompletohet rrjeti rrugor i Alpeve në funksion të zhvillimit të turizmit

Vijon fluksi i lartë i udhëtarëve në pikën kufitare të Qafë Thanës, radhë mjetesh nga Maqedonia në pritje për të kaluar doganën

Apeli i Ambasadës së SHBA në Tiranë për qytetarët: Përdore vizën korrekt, respekto kushtet dhe afatin e qëndrimit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.