Google është gjobitur me 87 milion eurosh pas vendimit të gjykatës së Moskës. Kjo pasi sipas akuzës Google ka neglizhuar vazhdimisht në heqjen e përmbajtjeve që konsiderohen të paligjshme në Rusi.
Google reagoi duke thënë se do të studionte letrat e gjykatës dhe më pas do të vendosë se çfarë do të bëjë. Autoritetet ruse kanë rritur në mënyrë të vazhdueshme presionin ndaj platformave të rrjeteve sociale, duke i akuzuar se nuk kanë eliminuar përmbajtje që lidhen me abuzimin e drogave, armëve dhe eksplozivëve.
Në fillim të vitit autoritetet ruse akuzohen kompanitë se nuk kishin fshirë lajmërimet që lidhen me protestat e paautorizuara në mbështetje të opozitarit Alexei Navalny. Këtë vit gjykatat ruse kishin vendosur sanksione më të vogla për Google, Facebook dhe Twitter.
Vendimi i fundit është i vetmi në të cilin sanksioni i vendosur është llogaritur në bazë të të ardhurave. Autoritetet ruse iu kanë kërkuar gjigantëve të rrjeteve sociale të huaja, që të arkivojnë të dhënat personale të qytetarëve rusë në servera që ndodhen brenda territorit të Rusisë, duke i kërcënuar me gjoba apo sanksione të tjera nëse nuk përshtaten.