Avokati Altin Goxhaj dhe pastori Akil Pano kanë pasur një përplasje me fjalë teksa kanë kërkuar që seanca pranë Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi të jetë me dyer të hapura për mediat.
Seanca e sotme dëgjimore parashikonte diskutimin mbi ankesën e shoqatave LGBT për Goxhajn dhe Panon që kanë kërkuar mosshfaqjen në ekran të filmave për fëmijë, me personazhe që i përkasin komunitetit LGBT.
Goxhaj ka insistuar që në seancë të ishin gazetarët, ndërkohë që komisioneri e ka argumentuar mbylljen e dyerve me pretendimin se çështja është sensitive, sa kohë që diskutohet për fëmijët.
Postimi i Goxhajt:
Njoftim për Mediat dhe ftesë për pjesmarrje
VIDEO LIVE: Komisioneri Gajda refuzoi të lejojë gazetarët dhe kamerat për të marrë pjesë në seancën dëgjimore publike!
SEANCË DËGJIMORE NË 9.05.2023, 10:00,
(ZYRA E KOMISIONERIT)
E THIRRUR NGA KOMISIONERI KUNDËR DISKRIMINIMIT PËR PROÇEDIMIN NDAJ PASTORIT AKIL PANO, AV.ALTIN GOXHAJ, SIPAS ANKESËS SË SHOQATAVE LGBTQ+
Ditën e Martë, në dt 9 Maj 2023 (“Dita e Europës”), ora 10:00 Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi Z. Robert Gajdja, ka thirrur në Sallën zyrtare të institutcionit (godina anash Ministrisë së Arsimit) në një Seancë Dëgjimore Pastori Akil Pano (në emër të Koalicioni Shqiptar Pro familjes & jetës) dhe Avokati Altin Goxhaj (në emër të “Advocate Albania” – grupim i avokatëve konservatorë) në lidhje me Proçedimin Administrativ të hapur ndaj rolit të tyre në pengimin e shfaqjes së filmave Gay për fëmijë (“Strange Ëorld” 23 Nëntor 2022) sipas ankesës dhe akuzave të montuara dhe manipuluara të ngritur nga shoqatat LGBTQ.