I ftuar në studion e ‘Fax News’ avokati Altin Goxhaj ka folur sërish në lidhje me diskutimin e hapur për “kufijtë e Kosovës” pas deklaratave të presidenti të Kosovës javë më parë që shkaktoi furtunë reagimesh në Kosovë dhe Shqipëri.
Goxhaj tha se dokumenti për copëtimin e Kosovës është hartuar në vitin 2017 dhe mbi këtë dokument është është përgatitur copëtimi i Kosovës. Dokumenti sipas tij është hartuar nga një degë e fondacionit Soros.
Madje këtë dokument, Goxhaj deklaroi se e kanë përgatitu dy grekë. Por sipas Altin Goxhajt gjysma e planit ka dështuar për shkak të amerikanëve pasi ata menjëherë pas deklaratave të paprituar morën pikat kryesore në Kosovë.
“Gjysma e planit ka dështuar për shkak të politikës amerikane se i çoi trupat tel liqeni i Ujmanit”, tha Altin Goxhaj.
Duke I konsideruar sit ë lidhura me fondacionin Soros, Altin Goxhaj hodhi akuz adhe ndaj disa mediave në Tiranë dhe Prishtinë që sipas tij ‘ndarjen e Kosovës’ janë munduar ta paraqesin si ide të presidentit amerikan Donald Trump dhe dhëndrit të tij.
Lajmet e mediave të e Soros në Tiranëdhe Prishtinë deshën ta paraqesin se copëtimin e Kosovës po e përgatit Donald Trump. Të gjitha televizionet e pushtetit jepnin të njëjtin lajm të rremë njëkohësisht, por nuk dhanë asnjë lam që Soros takoi Thacin, Vuçiç, Ramën”, u shpreh Altin Goxhaj.
Ai gjithashtu akuzoi dhe poltikën në Kosovë që sipas tij një pjesë e madhe është e lidhur me Sorosin. Sipas tij ‘Vetëvendosja’ është e kompromentuar nga Soros, ndërsa përmendi kryetarin e Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti i cili sipas tij duhet të kishte bërë detyrën dhe të kishte reaguar për interesin kombëtar.
“Shpend Ahmeti është i infektuar nga ky mikrob, po hesht në një moment kyc për Kosovën. Vetëvendosja pa u distancuar nga Soros po shkon drejt diskretitimit”, tha avokati, ci cili shtoi se klasa politike në Kosovë varen një pjesë prej Soros, një pjesë tjetër prej Erdogan dhe Vuçiç.
Altin Goxhaj deklaroi ndër të tjera se klasa politike në Kosovë ka për detyrë të distancohet nga Sorosi për të mbrojtur interesin kombëtar. Ai u ka bërë thirrje që të ndërmarrin dy veprime të menjëhershme, brenda gushtit.
“Kanë për detyrë të distancohen nga Sorosi dhe të fillojnë procedurat e shkarkimit të Thacit, nuk ka rëndësi nëse shkarkohet apo jo por kështu bëhet distancimi nga Soros.
Duhet të fillojë për largimin e Soros, kemi të bëjme me copëtimin e kombit. Konfiskimin e çdo prone të këtij fondacioni në Kosovë dhe procedura e shkarkimit të Thaçit që bëhet nga Parlamenti. Në këtë moment bie kredibiliteti i Thaçit për të udhëhequr bisedimet dhe Kosova shpëton dhe pastron pisllëkun”, tha ndër të tjera Altin Goxhaj. (B.H/Faxweb)
Discussion about this post