00:53 | 15/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Goxhaj kundër Bushatit dhe Shkullakut: Pse analistët sorosianë po sulmojnë Bashën pikërisht tani

21:54 | 18/04/2017
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Goxhaj kundër Bushatit dhe Shkullakut: Pse analistët sorosianë po sulmojnë Bashën pikërisht tani

Avokati Altin Goxhaj ka dalë sot kundër Andi Bushatit dhe Armand Shkullakut të cilët në një analizë të tyre shkruajnë se Basha është në orët e tij më të vështira politike duke parë se si kanë rrjedhur aksionet në skenën politike.

“Andi Bushati dhe Armand Shkullaku kane bërë një “anal-ize” te Lapsi i Soros së Basha sot paska dështuar dhe është në hall të madh se paska kundër Majlinda Bregun. Për mua si Altin Goxhaj, si një ndër kritikët më të fortë opozitarë në Shqipëri ndaj Bashës për vite të tëra ai është më i fortë se kurrë se më së fundi po bën atë që do populli opozitar sepse fuqia reale e liderit të çdo opozite kudo është te mbështetja te populli opozitar dhe jo te burokratët e Brukselit që e kanë vërtetuar se çfarë parazitësh dhe çfarë pazarxhinjsh të rëndomtë dhe të pamoralshëm politikë janë”,- shkruan Goxhaj.

“Opozita do t’ja dalë! Qeveria Teknike do të bëhet dhe zgjedhjet do të bëhen sipas kushteve të opozitës! Mjafton që Basha të vazhdojë rrugën që ka nisur”,- vazhdon Goxhaj.

 

Në Lapsi.al sot është publikuar një analizë sipas të cilës kryeopozitari Basha është në orët e tij më të vështira dhe se po braktiset. Një nga ata që sipas analizës nuk po e duron dot këtë veprim poltik të opozitës ështëvetë Majlinda Bregu.

SHKRIMI I LAPSIT:

Që nga dita e 18 shkurtit kur vendosi ta fusë opozitën në çadër, Lulzim Basha tani po kalon orët e tij më të vështira. Duket se dinamika e aksionit opozitar e ka kaluar kulmin e saj. E ka lënë pas kohën kur rrëzoi katër ministra të qeverisë, në mes tyre dy nga më të përfolurit, kur mori mbështetjen e fortë të Ilir Metës, se nuk ka zgjedhje pa opozitën dhe për këtë duhet një qeveri besimi, kur dha intervistën në portalin e fuqishëm pro Trump, “Breibart.com.

Fundi i javës së shkuar dhe fillimi i kësaj jave kanë qenë të tmershëm për Bashën. Deklarata e përbashkët e komisionerëve Hahn dhe Mogherini, që e quante të papërgjegjshëm vendimin për të mos u regjistruar në zgjedhje dhe për të mos votuar vettingun, të pasuara nga qëndrimet e ministrit të jashtëm gjerman Sigmar Gabriel, ishin goditje të rënda (lexo editorialin poshte)

Po e këtyre përmasave ishte në planin e brendëshmë edhe një tërheqje e dukshme nga pozicionet e mëparshme e LSI-së dhe Ilir Metës që me sa duket konfliktin politik e ka mbyllur me një pazar ekonomik me Ramën.

Nga ana tjetër, menjëherë pas deklaratave të shefit të diplomacisë gjermane, Majlinda Bregu, që ka filluar ta shohi veten si presidente të mundshme, botoi në rrjetet sociale një çadër që nuk i rrezistonte dot një rrebeshi të madh. Ajo dha kështu në mënyrë të qartë sinjalin se jo të gjithë në PD janë gati të luajnë rolin e kamikazit për ti shërbyer kryetarit.

Po në këtë situatë, kur presioni ndërkombëtar po rritet në maksimum, kur LSI duket se ka riulur pantallonat, kur disidentët e brendëshëm të tulatur nga çadra, mund të ringrejnë sërish zërin, çfarë duhet të bëjë Lulzim Basha?

Një rrugë e moderuar do të qe që të gjente një zgjidhje, të arrinte disa ndryshime në ligjet zgjedhore, të arrinte disa kompromise dhe të hynte në garë. Kjo thonë një grup analistësh do ta shpëtonte nga vetëvrasja politike, nga shkatërrimi i PD (nëse Rama dhe Meta vendosin të shkojnë në zgjedhje) dhe nga përçarja e partisë. Qëndrimi i tyre është se Luli nuk mund të çojë drejt vetëshkatërrimit një parti që e ka marrë qyl, se nuk ka mandat për të lënë jashtë beteje PD-në që nuk e ka bërë këtë as në 1997.

Kritika e tyre bazohet në faktin se në 4 vite Basha nuk arriti ta bëjë PD-një një forcë fituese, nuk diti ta ndajë nga e shkuara, nuk diti ti japë një imazh të ri dhe për këtë i humbi të gjitha garat ku morri pjesë deri më tani.

Në fakt një pjesë e këtyre kritikave janë të vërteta. Lulzim Basha nuk arriti të ngrejë një opozitë morale, të pastër dhe të besueshme që do të qe në gjendje ta mundte me frymë popullor dhe pushtet të koruptuar, të lidhur me krimin, të financuar nga oligarkët dhe të lustruar nga mediat e kapura. Basha nuk e arriti këtë ortek që sipas shumëkujt është i mundshëm të fitojë edhe me zgjedhje jo fort të ndershme.

Por, fakti se nuk u ngrit dot në këtë lartësi, se nuk u bë dot perfekt dhe i ri fringo, nuk e ndalon dot Lulzim Bashën të kërkojë kushte barazie në një garë elektorale. Dhe përderisa këto kushte mungojnë, ai nuk ka pse paranon një palë zgjedhje fasadë vetëm për faktin sepse ai dështoi të jetë perfekt.

Prandaj rruga e vetme që i ka mbetur, tani, duke marrë parasysh gjendjen ku e ka katandisur Rama vendin dhe ku e ka katandisur ai vetë PD-në, është të mbetet në çadër.

Ai është i dënuar të mos bëjë asnjë kompromis, sado thelbësor, nëse nuk bëhet qeveria teknike dhe nëse Rama nuk largohet.

Lulzim Basha e zgjodhi vetë këtë rrugë. E ngriti vetë stekën lart. Dhe ai nuk mund të tërhiqet më.

Çdo përpjekje për kompromis do të qe një humbje e sigurtë për PD-në në zgjedhje të pabarabarta me kriminelë, financime okulte dhe media të blera nëpër këmbë. PD edhe mund ta pranonte një zgjedhje të tillë, sepse në fund të fundit për një forcë politike humbja nuk është një tragjedi. Por, Basha jo. Ai ishte lideri i rrugës radikale dhe nuk mund të bëjë edhe liderin e rrugës paqësore. Nëse ai hyn në zgjedhje pa plotësimin e kushteve që vuri vetë dhe i humbet ato, ai duhet të largohet nga politika.

Pikërisht për këtë, sado të rënda të duken goditjet që ka marrë Basha në ditët e fundit, ato nuk mund të ndryshojnë aspak kursin e tij. Sepse Në 18 shkurt, Lulzim Basha e futi veten në një labirinth vetëm me një dalje. Dhe ai nuk ka zgjedhje tjetër veçse të luftojë çdo ditë vetëm për të.

(M.D/ Shuplaka)

Etiketa: altin goxhaj
Pas

Ministri i Ramës: Qesharake deklaratat e PD-së dhe Luan Ramës për ministrin gjerman

Para

Denoncimi: Polici me 23 vite eksperiencë “hidhet në rrugë” (VIDEO)

Para
Denoncimi: Polici me 23 vite eksperiencë “hidhet në rrugë” (VIDEO)

Denoncimi: Polici me 23 vite eksperiencë “hidhet në rrugë” (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në parlament 30 deputetë të PS! ‘Ylli’ i kësaj fushate është famozja Sara Mile

Berisha: Këto ishin zgjedhjet më të plaçkitura në 33 vite! Rama i bleu hapur votat me vendimet e tij

Zgjedhjet e 11 majit, Noka: Administrata nuk funksionon në shërbim të qytetarëve por qeverisë! Janë dhënë mijëra euro që demokratët mos të votojnë

Zgjedhjet e 11 majit, nis mbledhja e drejtuesve te qarqeve: Zgjedhjet u vodhen nga Rama

Rama: Për 30 ditë shqiptarët dëgjuan, vlerësuan, gjykuan dhe në 11 maj, ata vendosën të na besojnë ne PS mandatin e katërt

Votat e Greqisë, PD çon në Kolegjin Zgjedhor çështjen

Vota e diasporës! Kryeson Partia Socialiste, ja votat për secilin qark

Komisionerja Kos uron Ramën: Momenti për zgjerimin e BE është real

Berisha thërret në mbledhje të jashtëzakonshme drejtuesit politik të PD

Presidenti i Brazilit ‘këshillon’ Putinin, Lula: Shko në Stamboll dhe negocio përfundimin e luftës në Ukrainë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.