Avokati Altin Goxhaj i ftuar në ‘’Fax News” ka hedhur të tjera akuza në lidhje me lobimin e PD-së në Amerikë. Sipas tij Basha ka paguar 500 mijë dollarë vetëm për një foto me Donald Trump dhe për një intervistë për ‘’Breitbart Neës”, ku ka folur gënjeshtra.
Sipas tij PD-ja edhe më herët si kompani lobuese ka pasur Podestën që njihet për lidhjet e saj me Soros.
“Fotografia me Donald Trump është e sajuar dhe për të është paguar 500 mijë euro. Pra vetëm fotoja është parashikuar kontratë dhe një intervistë në ‘’Breitbart neës” e Lulzim Bashës i ka shkaktuar një krizë atij gazetari që e ka bërë, pasi Lulzim Basha doli aty si një viktimë dhe se ishte pro Trump. Ndërkohë që email-i që i vjen gazetarit tregon krejt të kundërtën.
Lulzim Basha në vend që të shkonte në takimet e republikanëve, Podesta, kompania e mëparshme lobuese e çoi në takime me demokratët e Klintonit.
Miku i vetëm që i mundësoi Lulzim Bashës lobimin e Podestës ishte vetëm George Soros. PD nuk mund të vazhdonte më me Podestën për shkak të qëndrimeve të saj kundër Donald Trump-it.
Edi i Podestës që e njohin të gjithë, edhe pas fitores së Trump vijon që të qëndrojë në Partinë Demokratike. Lulzim Basha është një vegël që është përdorur nga ana e pushtetit për shkak të lidhjeve të tij me Soros”, u shpreh Goxhaj.
Sipas Goxhajt maksimumi që Basha mund të marrë si funksion është ai i zëvendëskryeministrit, pasi ai nuk është veçse një vegël e Edi Ramës.
‘’Për kontratën me Muzin ka pasur debate brenda në PD, Bashës i është thënë troç që të mendohet mirë se kë kompani do të zgjedhë, madje edhe Berisha i ka thënë po nuk e ka dëgjuar”, u shpreh më tej avokati Goxhaj.