Analisti Altin Goxhaj ka reaguar edhe për protestën e nesërme që do të mbahet nga Partia Demokratike. Protesta do të fillojë nesër në orën 12:00. Sipas analistit protesta e nesërme do t’i thotë f**k you Ramës dhe Sorosit. Goxhaj shprehet kështu në emër të lëvizjes Anti-Soros duke thënë se slogani i tyre nesër në protestë do të jetë: MAFIA RAMA & SOROS: F**K OFF!. Po kështu do të shpërndahen edhe 1000 postera nën këtë moto.
“Jam këtu para kryeministrisë në emër të lëvizjes Anti-Soros. Jam këtu për të dhënë mesazhin për nesër, për nesër në protestën e madhe. Të parën protestë anti-soros, dhe ky poster është në 1000 kopje. Nesër protestuesit do të kenë mundësi që të shohin veten në CNN dhe BBC dhe në të gjitha kanalet botërore dhe do të jetë e para protestë anti-sorros në një vend të NATO-s. Nesër është e para protestë anti-soros në Shqipëri. Nesër 1000 postera të tilla do t’i thonë botës se Rama dhe Sorosi, mafia Rama dhe Soros: Fu** you. Nesër pra do t’ju japim posterin.n Këtë poster do ta keni në 1000 kopje.”, u shpreh Goxhaj në vidon e publikuar në Facebook. (J.V/Shuplaka)