Avokati Altin Goxhaj ka nxjerrë një dokument eksluzivisht në Fax News ku pretendon se reforma në drejtësi është shkatërruar nga Soros.
Në një lidhje me Skype me gazetaren Denada Hysa, Goxhaj pretendon se në raportin e World Justice Project, ku janë publikuar indekset e studimit te ligjjit fshihet një vërtetë e madhe në thelbin e këtij raporti.
Sipas Goxhajt, pak ditë më parë i është fshehur publikut se Shqipëria renditet në vendin e 89-të sa i përket reformës në drejtësi, renditje e cila tregon se është më poshtë vendeve të cilët ndodhen në luftë, teksa në vitin 2015 para se Soros të sillte reformen, Shqipëria renditej në vendin e 52-të.
Ai shprehet se nëse ky raport do të bëhej publik do të merrte fund fondacioni i biznesmenit Soros.
“Unë kam një dokument për ti treguar publikut, i cili është fshehur për atë që përfaqëson. Është një dokument zyrtar që duhet ta mbyllte komplet ekzistencën e fondacionit Soros dhe gjithë ndërkombëtarët do ti kërkonin falje popullit shqiptar. The Open Society Foundation, të gjitha fondacionet Soros. Këtë shoqatë e mbështet një numër I madh institucionesh dhe Bashkimi Europian. Janë të gjithë këtu, edhe fondacioni Soros edhe qeveria amerikane.
Në indeksin botëror, Shqipëria renditet e 89-a sot. Shqipëria është I me qënë në luftë. Edhe Ukraina është më lartë saj.
Si kemi qënë ne në vitin 2015, një vit para se Soros të bënte reformën në drejtësi, një vit para se Sali Berisha , Edi Rama, Lul Basha, Ilir Meta dhe e gjithë klasa politike. Në vitin 2015 Shqipëria ishte vendi i 52-të në botë, 3 vende poshtë Greqisë ndëra sot është vendi I 89-të.” u shpreh Goxhaj.
Intervista e plotë: