Avokati Altin Goxhaj i ftuar në ‘Fax News’ ka folur për zhvillimet e ndyshme të kësaj jave që lamë pas, përfshirë dhe më kryesoren siç ishte ajo e dorëheqjes së Saimir Tahirit.
Goxhaj ka thënë se Saimir Tahiri nuk ka asnjë plan për të goditur Edi Ramën, madje nuk e ka patur as në kohën kur Komisioni i Mandateve e mbrojti nga arrestimi.
Sipas Goxhajt Tahiri ka gjetur pikën e dobët duke kërcnuar se nëse ai ‘mbytet’ do të marrë me vete dhe Erion Veliajn, dhe kjo ka bërë që ai të shpëtojë nga arrestimi deri tani. Altin Goxhaj argumentoi se nëse bie Veliaj, ai merr me vete të gjithë enturazhin e Soros në Shqipëri.
Në lidhje me mundësinë e arrestimit të Tahirit, Goxhaj u shpreh se nëse ky arrestim bëhet pa fakte dhe prova do ti ngjasojë arrestimit të ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani i cili u arrestua, por më pas jo vetëm që u lirua por mori dhe dëmshpërblim.
“Unë e kam deklaruar në këtë emision dy ditë pas përpjekjes për heqjen e imunitetit të Tahirit. Nuk ka asnjë plan të Tahirit për të kërcënuar Ramën. Por Tahiri ka kërcënuar gjithnjë se do marrë me vete Erion Veliajn dhe jo Edi Ramën, bravo, ai gjeti pikën e dobët, dhe nëse bën këtë merr me vete gjithë Sorosin duke e lënë pa trashëgimtar, se Edi Rama i ka ditët e numëruara dhe nuk e mbyll mandatin, por do e zëvendësojë Erion Veliaj.
Në lidhje me mundësinë e arrestimit të Tahirit…ne kemi parë si u arrestua Fullani, dhe u lirua me dëmshpërblim, por ai është arrestuar në këtë mënyrë për të dalë i pafajshëm, se të pafajshëm të nxjerr proceduara, po nuk pati fakte për arrestimin e tij ai do të lirohet me nja 1 milionë dollarë dëmshpërblim.
Erion Veliaj ka kohë që është i acaruar me ngjarjen e Tahirit,gjithashtu nervozizmi i Tahirit është i jashtëzakonshëm. Tahiri dhe Veliaj janë në të njëjtën varkë dhe po u mbyt njëri mbyten të dy. Rama e di se loja nuk është e tij. Rama e ka tmerr Veliajn por kjo është loja, Rama nuk po mbron Veliajn por Tahirin nga Veliaj, por nuk do ta mbrojë për shumë kohë. Endri Fuga është njeri i Veliajt tek Rama”, tha Goxhaj ndër të tjera.
(B.H/Faxweb)