Dy persona kanë rënë nën prangat e policisë së Fierit pasi vidhnin objekte arkeologjike. Ata janë Toni Fasko dhe Samir Fasko. Ndërkohë që janë shpallur në kërkim edhe dy shtetas të tjerë A.F, 41 vjeç, E.F, 53 vjeç.
Ata në bashkëpunim me njëri tjetrin vidhnin objekte në ambjentet e Apollonisë. Po nuk janë mjaftuar me kaq madje edhe kanë kryer gërmime në mënyrë që të gjenin objekte të tjera.
Në total kishin qenë 230 objekte të lashta që i janë sekuestruar këtij grupi të cilat do t’i rikthehen Ministrisë së Kulturës.
Detajet e policisë:
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për një periudhe të gjatë kohe në mënyre të paligjeshme kanë gërmuar në parkun kombëtar të mbrojtur të “Apollonisë” ku kanë nxjerrë rrethe 230 objekte arkeologjike si bronx, hekur dhe qeramike të cilat pasi i grumbullonin në banesat e tyre i pregatisnin me qellim trafikimin e tyre. U sekuestruan në cilësinë e provës materiale objekte arkeologjike si bronx, hekur dhe qeramikë. Gjithashtu në banesën e njërit prej tyre u sekuestrua një pajisje detektor për gjurmim i antikuarëve. (E.K/SHUPLAKA)
What a stuff of un-ambiguity and preserveness of precious experience
regarding unexpected emotions.