23:16 | 06/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Grabisnin nën kërcënimin e armëve kasafortat e bizneseve, arrestohen 5 të rinjtë nga Tirana (EMRAT)

17:29 | 18/06/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Grabisnin nën kërcënimin e armëve kasafortat e bizneseve, arrestohen 5 të rinjtë nga Tirana (EMRAT)

Policia e kryeqytetit ka finalizuar operacionin “Forca e Ligjit” duke vënë në pranga 5 persona të dyshuar për grabitje nën kërcënimin e armeve. Sipas policisë të arrestuarit vidhnin kasaforta në biznese të ndryshme jo vetëm në Tiranë, por edhe në qytete të tjera të Shqipërisë.

Gjatë operacionit të policisë janë sekuestruar automjete, armë zjarri, lëndë narkotike, veshje, portofolë me stemë policie e pajisje të tjera të përdorura për realizimin e vjedhjeve.

Raportohet se një punë disa mujore me metoda speciale hetimi, Sektori i Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në D.V.P.Tiranë në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Tiranë dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Tiranë finalizoi operacionin policor të koduar “Kasaforta“, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– Saimir Kuçi, 35 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje me armë.
– Elton Lika, 35 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje me armë.
– Valmend Pelivani, 27 vjeç, banues në Tiranë, dënuar më parë për vjedhje.
– Donald Ahmetaj, 28 vjeç, banues në Tiranë i dënuar më parë për vjedhje.
– Engrid Hënaj, 31 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje.

Nga hetimet rezulton se ky grup i strukturuar kriminal, në periudha të ndryshme kohore ka vjedhur me armë kasaforta me vlera monetare të bizneseve të ndryshme, jo vetëm në juridiksionin e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, por dhe në qytete të tjera të Shqipërisë.

Për realizimin e këtyre ngjarjeve, këta shtetas lëviznin orët e vona të natës të armatosur, përdornin automjete të vjedhura dhe të marra me qera duke u ndihmuar dhe nga persona të tjerë.

Nga puna hetimore është bërë i mundur dokumentimi ligjor i disa ngjarjeve të ndodhura në kryeqytet, por dhe në qytete të tjera si Durrës, Kavajë, Laç, Lezhë dhe Berat, konkretisht i 11 ngjarjeve:

– në datë 02.03 2018 ku është vjedhur me armë filiali bankës Credins në rrugën dytësore Tiranë- Durrës.
– në datë 12.04.2018 ku në Kamëz Tiranë është vjedhur banesa e shtetasit A.Rr.
– në datë 15.06.2018 ku në fshatin Vaqarr eshte vjedhur kasaforta e një mobilerie.
– në datë 18.06.2018 ku tek ish qyteti nxënësve në Tiranë është tentuar të vidhet me armë një mobileri.
– në datë 09.10.2017 ku në qytetin e Kavajës është vjedhur e kasaforta e një firme.
– në datë 06.01.2018 ku është vjedhur kasaforta e një shoqerie në rrugën “Frederik Shiroka”.
– në datë 23.12.2017 ku është vjedhur kasaforta e një dyqani në rrugën “Njazi Meka”.
– në datë 04.06.2018 ku është vjedhur kasaforta e një supermaketi në rrugën “Hysen Xhura”.
– në datë 26.02.2018 ku është vjedhur kasaforta e një supermarketi në rrugën “Tom Plezha”.
– ne date 30.01.2017 ku është vjedhur kasaforta e një firme sheqeri në fshatin Picar bashkia Vorë.
– në datë 06.04.2017 ku është vjedhur kasaforta e një firme në fshatin Ahmetaq bashkia Vorë.

Në cilësinë e provës materiale gjatë hetimit të këtyre ngjarjeve janë sekuestruar
– 3 automjete
– 2 armë zjarri
– 4 maska
– 6 palë doreza pune
– 1 palë pranga metalike si ato të policisë.
– 1 portofol me stemën e Policisë.
– 1 sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit heroinë.
– 1 çantë me vegla pune si pinca, kaçavida.
– 1 gur fresibël që shërben për prerjen e hekurave.
– veshje të ndryshme.
– Pajisje speciale per hapjen e dyerve të blinduara.
– 1 vare dhe 6 leva hekuri.

Vijon puna intensive për dokumentimin e plotë ligjor të këtyre ngjarjeve.

Materialet do t’i kalojnë për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprat penale të “Vjedhjes së bankave dhe arkave të kursimit e kryer ne bashkëpunim”, “Vjedhjes me armë“, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake e municionit”, “Prodhim dhe shitja e lendeve narkotikëve”, “Mbajtje pa të drejtë e uniformës” dhe “Kanosjes për shkak të detyrës”.

Policia e Shtetit në bashkepunim me Prokurorine po vijon punën intensive në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit” për realizimin e plotë të objektivit për shkatërrimin e të gjitha grupeve të skeduara kriminale dhe sekuestrimin e aseteve të tyre financiare.

Etiketa: arrestohente rinjte
Pas

Gafur Mazreku u shpall ‘Qytetar Nderi’, Rama: Ky është provokim, unë nuk kam asnjë lidhje

Para

Një arsye më shumë për të shkuar në Lurë, pas Edi Ramës, fotoja e një vajze nudo po çmend rrjetin

Para
Një arsye më shumë për të shkuar në Lurë, pas Edi Ramës, fotoja e një vajze nudo po çmend rrjetin

Një arsye më shumë për të shkuar në Lurë, pas Edi Ramës, fotoja e një vajze nudo po çmend rrjetin

Discussion about this post

 



Të Fundit

U takua me Trump në Shtëpinë e Bardhë, kancelari Merz: Disa senatorë amerikanë s’kanë asnjë ide për riarmatimin e Rusisë

(video) Kombëtarja shqiptare duke u stërvitur para sfidës me Serbinë

(video) Përfshihet nga flakët vendgrumbullimi i mbeturinave ne lagjen Drizë në Fier

(Video) ‘Mrekulli’ në Bulqizë/ Gjendet gjallë pas dy ditësh 27 vjeçari i aksidentuar, kishte rënë në lumë

Euro e mbyll javën në nivelin më të ulët historik

38 palestinezë dhe 4 ushtarë izraelitë, viktimat e sulmit në Gaza në ditën e Kurban Bajramit

U aksidentua me automjet në Shupenzë dhe përfundoi pranë lumit, 35-vjeçari dërgohet te Trauma

Gazetari serb e provokoi për bashkëshorten serbe, Gjimshiti: Nuk kam ardhur këtu që të përgjigjem për jetën private

Pensionistët në Universitet! Jo provime, por leksione. Të moshuarit do të punësohen dhe stimulohen me bonuse

“Tifozët, mbështetja jonë”, Sylvinho jep porositë për futbollistët: Janë 90 minuta lojë, të jemi me shpirt e zemër në fushë!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.