17:03 | 28/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Grabitën banesën në Kamenicë gjatë fejesës, arrestohet një i dyshuari teksa po vidhte sërish

09:36 | 28/03/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vidhte uniforma policie dhe automjete, shpallet në kërkim 25-vjeçari. Iu gjet edhe drogë

Është vënë në pranga njëri prej të dyshuarve të grabitjes së shënuar pak pas mesnatës së djeshme në fshatin Kamenicë të Korçës, teksa familjarët ishin duke festuar fejesën e njërit prej djemve.

Policia e Korçës ka kryer arrestimin e shtetasit Enkeled Kajo, i cili akuzohet si një prej të dyshuarve të kësaj vjedhje ku u arritën të merreshin plot 10 milionë lekë nga kasaforta.

Ai u arrestua në flagrancë teksa ishte duke grabitur një tjetër banesë. Emri i Enkeled Kajos nuk është i panjohur për policinë për shkak të precedentëve penalë të mëparshëm për vjedhje.

Detaje të Policisë së Korçës: 

Policia arreston njërin prej autorëve të dyshuar të vjedhjes me dhunë të ndodhur më datë 27.03.2017, në fshatin Kamenicë. Ky shtetas  u kap në flagrancë, në  tentativë për  të kryer vjedhjen e një banese tjetër po në këtë fshat.

Specialistët e Seksionit për Krimet, në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit :

Enkeledi Kajo, 30 vjeç, lindur në fshatin Nikolicë-Korçë, banues në Durrës (i dënuar më parë për vjedhje).

Arrestimi i tij u bë pasi më datë 27.03.2017, në fshatin Kamenicë – Korçë, ky shtetas u kap në tentativë për të vjedhur në banesën e shtetases E.M, 43 vjeçe.

Gjithashtu nga shërbimet e Policisë, po vijon puna për dokumentimin e plotë me prova ligjore, të vjedhjes me dhunë të banesës së shtetasit N.B, 53 vjeç, ngjarje e ndodhur më datë 27.03.2017 në fshatin Kamenicë.

Pasi nga hetimet e kryera, shtetasi i lartpërmendur dyshohet të jetë njëri prej autorëve të mundshëm të saj. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit tjetër të implikuar në këtë ngjarje.

Materialet  për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: Kamenicevjedhje
Pas

750 kilogram drogë e ndarë në 57 pako në Vlorë, 3 trafikantët ia hedhin paq (DETAJET E OPERACIONIT)

Para

Vogëlushja sot plot 1 vjeç, mami Emina Cunmulaj: Faleminderit që na zgjodhe ne për prindër (FOTO)

Para
Vogëlushja sot plot 1 vjeç, mami Emina Cunmulaj: Faleminderit që na zgjodhe ne për prindër (FOTO)

Vogëlushja sot plot 1 vjeç, mami Emina Cunmulaj: Faleminderit që na zgjodhe ne për prindër (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

AKU: Rezultatet paraprake të analizave për produktet ushqimore në kopshtin Nr. 1 në Gramsh dhe subjektin furnizues në Tiranë

Raporti/ INSTAT: Në prill të vitit 2025, më pak aksidente se vitin e shkuar

Perugia/ Dy shqiptarë arrestohen me mbi gjysmë milioni euro drogë

AKU: Nuk gjetëm Salmonelë në ushqimet e fëmijëve në Gramsh

Mishi i ariut do t’i shitet publikut në Sllovaki, qeveria njofton planin për të vrarë 350 ekzemplarë

Thirret konferenca e kryetarëve, rinis ditën e enjte Parlamenti

Perugia/ Dy shqiptarë të arrestuar me gati 5 kilogramë kokainë, vlera në treg mbi gjysmë milioni euro

Përfundon etapa e tretë e Turit të 82-të Çiklistik Elbasan–Vlorë, fitues shpallet Olsion Veliaj

Ekstradohet nga Ukraina anëtari i një rrjeti ndërkombëtar droge

Ish-gjyqtarja e bandave lihet në burg, GJKKO rrëzon kërkesën e Pajtime Fetahut

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.