22:05 | 19/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Grabitën kambistin në Tiranë, lihen në burg 4 autorët. Zbardhet dëshmia e Elvis Fatos

15:32 | 01/04/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Grabitën kambistin në Tiranë, lihen në burg 4 autorët. Zbardhet dëshmia e Elvis Fatos

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur arrest me burg për të katër personat e përfshirë në grabitjen me dhunë të kambistit Agron Shima te Rruga e Barrikadave në Tiranë.

Katër personat ndaj të cilëve është dhënë kjo masë janë: Elvis Fato, arrestuar në flagrancë, Elvis Berisha, Blenard Hoxha dhe Xhoni Dido.

Prokuroria e ka konsideruar të ligjshëm arrestimin e katër personave të akuzuar për vjedhjen me dhunë të kambistit në Tiranë para disa ditëve, ndërsa theksohet se këta persona i kanë ngritur prit kambistit, i cili po udhëtonte me një motoçikletë.

Sipas prokurorit, në deklaratat e dhëna nga vetë të pandehurit, kanë treguar të gjithë dinamikën e ngjarjes, që nga tentativa momenti kur dy autorët kanë qenë në vendin e ngjarjes dhe arsyen se përse e kanë ndërmarrë një akt të tillë. Sipas prokurorit, fillimisht kambisti është goditur në qafë me levë.

Menjëherë njëri prej autorëve i ka marrë dy çantat me para, në të cilat ndodheshin 60 mijë USD dhe 2 mln lekë të vjetëra dhe është larguar. Arrestimi i tre personave të tjerë ësht bërë pas deklaratave të bëra nga i arrestuari në flagrancë, Elvis Fato.

Ne seancën për caktimin e masës së sigurisë për 4 te arrestuarit për vjedhjen me dhunë të kambistit Agron Shira, paraditen e së premtes, prokurori ka zbardhur dëshminë e Elvis Fatos.

Para oficerëve të Policisë Gjyqësore Fato ka deklaruar se e ka realizuar vjedhjen me dhunë të kambistit në bashkëpunim me Xhoni  Didon. “Të premten dola nga shtëpia në 05:00 dhe shkova takova Xhoni Didon tek “Kthesa e Kamzës.

Atje kemi ndërruar rrobat dhe përmes një motorri të Xhonit kemi shkuar tek 9-katëshet. Disa ditë më parë Xhoni më kishte treguar për vendin dhe personin që do grabisnim. Kur mbërritëm tek vendi kemi ndaluar motorrin dhe kemi bërë sikur po i rregullonim gomën.

Pas 20 minutash aty po kalonte kambisti me motorr. Xhoni i ra me levë dhe ai ra nga motorri. Pasi i mori lekët hipem në motorr ku i jepja unë dhe u drejtuam nga rruga e Barrikadave. Tek kryqëzimi pashë një makinë policie dhe desha të devijoj, por Xhoni me tha të ecja drejt.

Meqë nuk iu binda ai më qëlloi me levë dhe kam humur ekuilibrin duke rënë nga motorri. Ai u largua me lekët. Për të kryer vjedhjen  na kanë shtyrë Elvis Berisha dhe Blenard Hoxha, të cilëve u kishim boxhe”.

Kujtojmë se Agron Shima, 50-vjeç  është pronari i një pike këmbimi valutor në kryeqytet i cili u sulmua dhe grabit nga dy persona mëngjesin e 29 marsit. Ngjarja ka ndodhur në rrugën e ‘Barrikadave’ rreth orës 09:00. Atij i juanë grabitur me dhunë një shumë parash prej 60 mijë dollarësh.

Policia e Shtetit ka arrestuar tre persona, që dyshohet që të jenë bashkëpunëtorë në grabitjen dhe plagosjen e pronarit të exchange-it, Agron Shima,  në rrugën e Barrikadave në Tiranë. (lexo këtu) 

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: deshmia e elvis fatosgrtabitja e kambistit
Pas

Rikthehet fruthi në Korçë, 5 të prekur në dy ditët e fundit

Para

Meghan Markle thyen sërish rregullat mbretërore. Ja çfarë gabimi ka bërë ajo këtë herë

Para
Meghan Markle thyen sërish rregullat mbretërore. Ja çfarë gabimi ka bërë ajo këtë herë

Meghan Markle thyen sërish rregullat mbretërore. Ja çfarë gabimi ka bërë ajo këtë herë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksioni në Tiranë: 20 mijë m² hapësira publike të rikthyera qytetarëve

Tragjedi në Vietnam: Përmbyset anije turistike, 34 të vdekur

Ksamil, dhunohet në sy të pushuesve një 46-vjeçar

Australia mbështetje Ukrainës, i dërgon 49 tanke M1A1 Abrams

Shembja e ndërtesës në Afrikë u mori jetën 34 personave, hetimet zbulojnë se tragjedia mund të shmangej: Vrimat në godinë mbuloheshin me rërë

Zjarri në Belishovë: Situata nën kontroll, por mbikëqyrja vijon gjatë natës

Plagosi 30 njerëz që prisnin jashtë një klubi nate në Los Angeles! Policia: Shoferi u neutralizua nga kalimtarët, njëri e qëlloi me armë

Bilanci i Zjarreve në Shqipëri: 11 vatra ende aktive, punohet në terrene të vështira

I dëbuar dy herë nga Anglia/ 28-vjeçari shqiptar sfidon autoritetet britanike, publikon video rrugëve të Londrës me Mercedezin 80 mijë paund

Kancelari Merz: Dyshoj se Ukraina do të anëtarësohet në BE në 10 vitet e ardhshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.