Media britanike “The Sun” shkruan se shqiptari, i cili dyshohet se ka kryer një grabitje të armatosur në shtëpinë e yllit anglez Raheem Sterling është arratisur drejt Shqipërisë.
Sipas të dhënave të medias britanike, 44-vjeçari Henri Osmani ka hyrë në vendin tonë në datën 18 korrik.
Ministri i Brendshëm Taulant Balla tha për “The Sun” se “asnjë shqiptar që ka kryer krime në Mbretërinë e Bashkuar nuk duhet të mendojë se mund të fshihet në vendin tonë”.
Shtëpia e futbollistit u grabit në dhjetor, duke i marrë sende me vlerë rreth 300 mijë paund. Policia angleze është në kërkim edhe të 48-vjeçarit Alfred Isufi dhe 22-vjeçarit Gerard Kalaja, që dyshohet se janë në arrati jashtë Shqipërinë. Një tjetër i dyshuar do të dalë para gjykatës vitin e ardhshëm.
Sipas hetimeve, grupi është i lidhur me 33 grabitje në Surrey , Essex , Kent dhe Herts.
Discussion about this post